Policia rrugore vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se Janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu sqarohet se gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative dhe janë bllokuar 19 automjete për mangësi në dokumentacion./btvnews.al