E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrëmbimi i tre policëve, Kurti: Po bëjmë gjithçka për t’i liruar

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish për rrëmbimjn e tre policëve nga forcat serbe në kufi të vendit.

Në deklaratën e fundit për mediat, Kurti tha se qeveria e tij është duke bërë gjithçka që 3 policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe më 14 Qershor të lirohen sa më shpejt.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti anti-terror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës.

Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit