E diel, 24 Nëntor, 2024

Situata e tensionuar, NATO: Po i marrin shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.

“Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë.

Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri.

Këto obligime janë dizajnuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, për të ruajtur dhe siguruar mjedis të sigurt”, u tha në reagimin e NATO-s./REL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit