E diel, 24 Nëntor, 2024

Studimi befasues: Ky përbërës që gjendet te pijet energjike të zgjat jetën

Taurina është një derivat i aminoacidit cisteinë që trupi ynë prodhon natyrshëm dhe që, përveç kësaj, është gjithashtu i pranishëm në një seri ushqimesh specifike.

Këtë substancë e gjejmë tashmë në çdo pijë energjike pasi ajo shërben për stimulim të sistemit nervor dhe ne shpesh u drejtohemi këtyre pijeve për një aktivitet më të fortë fizik.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se taurina mund të përmbajë sekretin e një jete më të gjatë.

Shkencëtarët thonë se një dozë e lartë ditore e taurinës ndihmoi në vonimin e vdekjes dhe zbutjen e efekteve të plakjes tek kafshët, por ende ky studim nuk është bërë tek njerëzit.

Por për shkak të gjetjeve premtuese në studimet e kafshëve, ata thonë se i njëjti efekt mund të jetë dhe te njerëzit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit