Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pas dasmës që ajo dhe Eduart Grishaj mbajtën të shtunën në Toskanë. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në prani të njerëzve të tyre më të dashur teksa nuk munguan as surprizat.
Moderatorja zgjodhi t’i dedikonte një postim ditës së saj më të rëndësishme duke u shprehur mirënjohëse për ndihmën nga miqtë për ta jetuar atë ditë siç e kishte ëndërruar dhe thotë se dëshiron që gjithçka të mbetet private.
“Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.
E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe në do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan Arbana./btvnews.al