E premte, 24 Janar, 2025

FOTO – Qytetaria shkodrane harron ‘sherret’ politike, Bardh Spahia pret në zyrë Benet Becin

Benet Beci u betua sot para Këshillit Bashkiak si kryetar i bashkisë së Shkodrës dhe menjëherë shkoi në zyrën e tij për të nisur detyrën e re.

Edhe pse fushata elektorale u shoqërua me akuza dhe retorikë të ashpër, duket se qytetaria ka fituar mbi gjithçka.

Ish-kryetari Bardh Spahia, e priti në zyrë Becin dhe zhvilluan një takim së bashku, për t’i lënë më pas stafetën.

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës shkroi në “Facebook” për takimin që pati me Bardh Spahinë dhe shtoi se dera e bashkisë do jetë e hapur, për të mirën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruan ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit