Policia shqiptare ka arrestuar një shqiptar 40-vjeçar, pasi është kapur me 3 kilogram drogë. Mediat vendase bëjnë me dije se atij i janë gjetur mbi 2.3 kilogram kanabis sativa, gjysmë kilogrami marijuanë dhe 2 gram kokainë.
Ai nuk është person i panjohur për autoritetet, pasi është arrestuar edhe njëherë tjetër para 16 vitesh për trafik droge.
Pasi policia kishte rënë në gjurmën e 40-vjeçarit dhe e kishte mbajtur në vëzhgim. Gjatë një kontrolli rutinë, kur u ndalua ai shfaqi shenja nervozizmi çka bëri që policia të dyshonte dhe të ushtronte një kontroll në banesë.
Përveç drgoës së sekuestruar, shqiptarit iu gjetën në banesë dhe materiale të nevojshme për prerjen dhe paketimin e dozave të drogës./btvnews.al