E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Juventus synon rinovimin me yllin e skuadrës, Barcelona hedh sytë për… parametra zero

Juventusi ende nuk e ka nisur merkaton dhe synon që si fillim të rinovojë me futbollistët më të rëndësishëm me të cilën po bën planin e sezonit të ri. Një ndër to është mesfushori francez Adrien Rabio, kontrata e të cilit përfundoi me fundin e këtij sezoni.

28-vjeçari është në radarët e Barcelonës por bardhezinjtë synojnë që të rinovojnë me të ose në të kundërt, nga data 1 korrik ai nuk do të jetë më futbollist i bardhezinjve. Në këtë mënyrë, torinezët do të presin deri në fund të qershorit.

Në rast se nuk arrihet akordi, Juventusi do të nisë kontaktet me serbin Sergei Milinkoviç Saviç i cili është pranë largimit nga Lacio. Për të, interesohen gjithashtu edhe skuadra të tjera në Itali ku Interi dhe Milani nuk duan të humbin shansin për të firmosur.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit