E martë, 3 Dhjetor, 2024

Kombëtarja stërvitet në Ishujt Faroe, trajneri Sylvinho e ka të plotë grupin

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur drejt në Ishujt Faroe ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Euro 2024 që luhet më 20 Qershor.

Me të mbërritur në Torshavn, në orët e pasdites ekipi kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes.

Për këtë takim trajneri Silvinjo i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në Tiranë atmosfera në kampin kuqezi është optimiste për të marrë fitoren e radhës edhe në Ishujt Faroe.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit