Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Ishujve Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2024, që luhet nesër.
Mësohet se me skuadrën kanë udhëtuar 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Futbollistët e kombëtares, nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur seancat stërvitore në Ishujt Faroe dhe duket se janë gati për sfidën e tretë në grupe.
Të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera është shumë e mirë pas fitores të së shtunës ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania”./btvnews.al