Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar në mediat sociale foto me sy të nxirw dhe të enjtur pasu u godit me telefon në fytyrë gjatë një koncerti.
Në foton e publikuar nga artisja shqiptare, shihet se goditja ka qenë e fortë pasi syri i është ënjtur nxirë. Po ashtu mësohet se këngëtarja është qepur në pjesën ku u qëllua nga telefoni.
Shqiptarja ka qetësuar fansat, pasu ka treguar se është mirë dhe nuk ka probleme edhe pse u godit në sy.
Ndërkohë mësohet se Nicolas Malvagna nga New Jersey është përgjegjës për incidentin dhe tashmë është arrestuar nga policia./btvnews.al