E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Problemet me sa duket s’kanë të mbaruar”, mësoni parashikimin e horoskopit për këtë të hënë

Dashi- Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do e merrni çdo gjë me pozitivizëm dhe asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur. Beqaret do tërheqin vëmendjen e shume personave, por nuk do arrijnë te krijojnë një afrimitet me te forte me asnjë.

Demi– Asnjë planet nuk do ndikoje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Lidhja juaj ka baza te forta dhe nuk do tronditet aspak. Edhe pse disa persona qe iu kane inat për harmoninë ne çift dhe do mundohen t’iu prishin pune, nuk do ia dalin dot.

Binjakët- Do keni nevoje për me shume intensitet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por partneri nuk do ua japë këtë. Flisni hapur me te para se te merrni vendime te rëndësishme.

Gaforrja– Beni edhe disa përpjekje sot për ta përmirësuar marrëdhënien ne çift. Nga ana tjetër mos bëni gabim t’i besoni askujt tjetër përveç miqve shume te ngushte sepse te tjerët do iu prishin pune me tepër.

Luani- Për jetën tuaj ne çift problemet mesa duket nuk kane te mbaruar. Serish do debatoni me partnerin dhe nuk do qëndroni për asnjë moment ne qetësi. Beqaret do e kenë gjithë kohës mendjen te joshin, por kur dikush t’iu propozoje do stepen.

Virgjëresha– Me ne fund rutina do largohet nga jeta juaj ne çift sot. Jo vetëm qe do i shtoni dozat e komunikimit, por do provoni edhe eksperienca te reja se bashku. Dite animuar edhe për beqaret, megjithatë duhet pritur ende pak kohe për te filluar një histori dashurie.

Peshorja -Nëse nuk fiksoheni kot pas disa debateve te vogla ne çift, dita do shkoje për mrekulli. Mendohuni dhe flisni me atë qe keni ne krah për te ardhmen tuaj. Për beqaret nuk pritet asgjë e veçante kështu qe shfrytëzojeni kohës me miqtë dhe familjaret.

Akrepi– Keqkuptimet dhe debatet ne jetën tuaj ne çift do jene te shumta sot. Te dy do jeni kokëfortë dhe nuk do e toleroni aspak atë qe keni ne krah. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante.

Shigjetari- Ne planin sentimental do keni disa vështirësi sot. Për shkak te ndikimit te madh te shokëve partneri do tregohet me xheloz dhe do iu ruaje gjate gjithë kohës. Kjo do jete ajo qe do iu acaroje me tepër.

Bricjapi– Do ndodhin shume te papritura sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do e ndryshoje paksa rutinën e përditshme. Disa do mendojnë te provojnë eksperienca te veçante se bashku.

Ujori- Se bashku me partnerin do kaloni momente te mrekullueshme ne çift. Te dy do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do i kthejnë shpinën dashurisë dhe nuk do duan te ndryshojnë status.

Peshqit– Do bëni çmos t’i ndreqni problemet qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do ia dilni mbanë. Edhe pse kohet e fundit partneri është treguar me kritik dhe me i ashpër se duhet, ju do dini te falni./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit