E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Sali Berisha: 1 milion e 300 mijë shqiptarë do të marrin 200 euro pagë mujore!

Kryetari Sali Berisha, tha se nga projektligji i opozitës për minimumin jetik prej 200 eurosh do përfitojnë 1.3 milion shqiptarë. Në konferencën e sotme në PD, Berisha u shpreh se kjo nuk është një çështje parash por një filozofie.

Duke iu referuar adresimit të Avokatit të Popullit, që minimumi jetik në Shqipëri të jetë 200 euro, Berisha nënvizoi disa fakte që sipas tij tregojnë se paratë janë në buxhet.

“1 milion e 300 mijë shqiptarë, që duhet të marrin 200 euro pagë mujore. Së pari, 500-600 mijë janë pensionistë. Ata kanë një pension, kjo është një shtesë. Është një shtesë edhe mbi ndihmën ekonomike. Por mund të ketë edhe nga ata që nuk marrin fare. KLSH ka gjetur se në 9 muaj, qeveria ka abuzuar 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në Shqipëri? Është 97 miliardë lekë. Ose 90 miliardë lekë.

Pra, vidhet 130 përqind fondi i pagave. Nuk ka absolutisht asnjë vështirësi për Shqipërinë që të përcaktojë këtë minimum jetik dhe të vazhdojë në këtë mënyrë duke pasuruar të pasurit, duke vjedhur të varfrit.

Pasuruar qeveritarët, duke vjedhë qytetarët. Prandaj ai merr 8 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj.

Sikur vetëm turizmi të disiplinohej, sikur vetëm kontrabanda e naftës që është të paktën 300 mijë ton, të cilën nuk mund ta bëjë kush përveç qeverisë… Shqipëria zhdoganon më pak se Kosova. A ka logjikë në tokë,” tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit