Në Hagë do të vijojë edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjykimi ndaj tyre pritet të nisë në orën 09:00.
Katër ish-krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim prej 2 vitesh, ndërsa akuzohen për krime lufte.
Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.
Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre për këtë proces u mbajt më 14 Qershor, ku dha dëshminë dëshmitari i tetë.