Tashmë është zyrtare. UEFA ka shpallur golin e Jasir Asanit përballë Moldavisë është më i bukuri i këtij raundi takimesh në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
“Goditja e bukur e Asanit fiton çmimin”, njoftoi UEFA në një njoftim zyrtar, pas një sondazhi që kishte hapur në mediat sociale.
Në garë për golin më të bukur të raundit të dytë ishin 4 futbollistë, por Asani ka marrë më shumë vota nga publiku.
Ndërkohë goli i Elmas për Maqedoninë e Veriut është renditur i dyti, i Ranos për Armeninë i treti dhe në fund ai i Bernardo Silvës për Portugalinë.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Asanit për Shqipërinë dhe goli i tij i parë. E për këtë tha se është goli më i rëndësishëm i karrierës së tij deri më tani./btvnews.al