Teksa kryesia ka miratuar 29 korrikun si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë, PD-ja zyrtare ka publikuar edhe kriteret që do të duhet të zbatojnë kandidatët përpara se të hyjnë në garë.
Dy pika e bëjnë të pamundur futjen në garë të ish kryeministrit Sali Berisha.
Kështu në kapitullin “aftësitë e angazhimit politik”, në pikën 3 thuhet se “kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit”.
Kjo do të thotë se dalja e Sali Berishës me Partinë e Lirisë në dy procese zgjedhje, në 2022 kur u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki dhe në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, mund të konsiderohen dëmtim i interesave elektorale të PD-së.
Por ka edhe një pikë tjetër me të cilën bëhet e pamundur lejimi i kandidimit të Berishës.
“Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”, thuhet në pikën 2 të kapitullit “integriteti moral”.
Prej shtatorit të vitit 2021, Berisha është përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij non gara. /btvnews.al