E martë, 26 Nëntor, 2024

Aksioni në kampin e MEK, ish-shefi i shtabit të FA i del në krah Policisë së Shtetit. Gjunkshi: Cenimi i sigurisë së vendit, çështje e panegociueshme

Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Xhemal Gjunkshi ka komentuar operacionin policor në kampin e Ashraf në Manzë ndaj  muxhahedinëve.

Në një reagim në mediat, Gjunkshi i ka dalë në krahë Policisë së Shtetit ku shprehet se cenimi i sigurisë së vendit është çështje e panegocueshme.

REAGIMI I PLOTË:

Aksioni i sotëm i forcave të rendit  në kampin e iranianëve të organizatës  MEK në Manzë të Durrësit, kryhet në kuadër të sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Shqipërisë.  Sipas burimeve zyrtare, aksioni është kryer pas disa paralajmërimeve që ekspertët shqiptarë të hetimit  kanë marrë për akte terroriste. Rrethanat e vdekjes së një shtetasi iranian dhe disa të plagosurve të tjerë gjatë aksionit policor duhet të zbardhen sa më parë, në mënyrë të pavarur dhe të plotë.

Vlerësoj se çdo tentative për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë  janë çështje të panegociueshme dhe aspak  të justifikueshme, aq më pak me pretekstin se, strehimi i  organizatës, financohet nga  qeveria amerikane…

Shqipëria është vend anëtar i NATO -s dhe SHBA janë aleatët më strategjik tonë në luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe cënimit të demokracisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit