E martë, 26 Nëntor, 2024

Basha në 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë: PD, e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin

Lulzim Basha në 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë theksoi se PD është e bekuar me miqtë e saj ndërkombëtarë.

Ai pohoi se PD është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në vend.

“40-vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat International Democrat Union, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në 🇬🇧 Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.
Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish-kryeministrin e 🇨🇦 Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar për 🇦🇱 Shqipërinë dhe PD.
Ish-Presidentja dhe ministrja e jashtme e 🇭🇷 Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic me të cilën kemi ndarë kohë sfidash dhe suksesesh gjatë procesit të anëtarsimit në NATO, më garantoi se vendi i saj do te jetë mbështetës i palëkundur në rrugën e 🇦🇱 Shqipërisë drejt integrimit në 🇪🇺 BE.

Gjithnjë kënaqësi biseda e hapur dhe miqësore me një nga eminencat e Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok, mbështetës në çdo kohë i Partisë Demokratike.
Me ish-kryeministrin dhe kreun e partisë simotër në 🇸🇮 Slloveni Janes Janza folëm për sfidat më të cilat po përballen vendet tona dhe rreziku që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit.
PD është e bekuar me miqtë e saj, si e vetmja forcë që ka sjellë e do ta sjellë ndryshimin!”, shkruan Basha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit