Google po përmirëson Lens, një aplikacion që kërkon informacione bazuar në objektin që identifikon përmes imazhit.
Prej pak ditësh, ky aplikacion mund të kërkojë për probleme të lëkurës nëse ju po përjetoni një të tillë.
Duke ngarkuar një foto në të, Lens nis kërkimin për të gjetur imazhe që përputhen, përfshirë edhe për problematika që nuk dini si t’i përshkruani.
Ky aplikacion i cili funksionon me anë të inteligjencës artificiale mund të jetë i dobishëm për personat që nuk janë të sigurt nëse duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore apo të gjejnë zgjidhje alternative në shtëpi.
Në këtë mënyrë dhe doktorët do të kenë më pak vizita, për sa u përket problemeve në lëkurë./btvnews.al