Teksa po përmbyllte koncertin e saj në New York me një simbol të shqiponjës me duar, një person nga turma hodhi celularin në drejtim të saj duke e goditur në fytyrë.

Kjo bëri që ngjarja në fjalë të pushtojë të gjitha mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar irritime dhe reagime të shumta në internet.

Burri i quajtur Nicolas Malvagna është vënë tashmë nën prangat e autoriteteve dhe pritet të dalë para gjyqit të hënën e javës së ardhshme, ndërsa vet Bebe Rexha “i qetësoi” fansat e saj mbrëmjen e së hënës, duke iu treguar gjendjen e saj.

 

Ajo publikoi dy fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shiheshin qepjet që janë kryer në fytyrën e saj pas sulmit. Sipas mamasë së saj, Bukurijes, asaj i janë kryer tri qepje në fytyrë pas incidentit.

Bebe Rexha

Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” më pas publikoi edhe një video tjetër në InstaStory, për të dokumentuar gjendjen e saj pas trjatimit mjekësor, ndonëse vetëm disa minuta më pas për arsye të panjohura e fshiu.

Imazhe të tjera përfshinin një video që 33-vjeçarja e ndau me ndjekësit e saj në TikTok, ku mund të shihej me syze duke treguar plagën e saj, teksa thoshte përgjatë videos: “Jam mirë, po ndjehem mirë”, të cilat janë vargjet e këngës së saj hit “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

 

Koncerti i saj në New York përndryshe është mbajtur në kuadër të turneut të saj “Best F**N Night Of My Life”, i cili po mbahet fillimisht në Amerikës, para se të kalojë më pas në Evropë.