E premte, 29 Nëntor, 2024

Kontrolli i policisë në Manëz/ Sali Berisha: Po shkelen të drejtat e njeriut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kontrollet e ushtruara nga Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit përbëjnë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të ligjeve të vendit.

Por sipas tij e gjitha është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndaj vetë dënon atë që e cilëson si terrorin e ushtruar në kampin e muxhahedinëve.

Sipas tij, nuk ishin iranianët ata që nxorën të dhënat sensistive të shqiptarëve dhe sulmuan shërbimet online, por kishte ndërhyrje nga Serbia, të cilat Rama nuk i denonconte dot. Ndaj dhe kërkoi që për zhvillimet e sotme në Manzë të reagojnë OKB, Kongresi amerikan dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut.

“Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampin e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.

PD informon shqiptarët se nuk ishin Ajatollahët që nxorën në treg, pagat e shqiptarëve, targat e shqiptarëve, por ishin falangat e krimit të Edi Ramës ta bëjnë këtë, kohë më parë se hakerat e Pasdaranit të ndërhynin në sistemet tona. Ishte Edi Rama dhe qeveria e tij që lëshoi në duart e patronazhistëve, të dhënat personale të mbi 1 milion shqiptarëve, të depozituar me besim të plotë tek qeveria e tyre armiqësore.

Edhe një herë, i bëj thirrje OKB-së, Kongresit të SHBA, i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, institucioneve që merren me refugjatët, të ndërmarrin një hetim urgjent ndërkombëtar për këtë ngjarje tragjike të turpshme, plotësisht të shmangshme.

Krejtësisht të pajustifikueshme që turpëron Shqipërinë, që dhunon në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për refugjatët dhe ligjet e vendit,”-tha Berisha ndër të tjera në deklaratën për shtyp nga selia e PD-së.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit