“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta është e treta në botë ka dalë kampionë Europe në 2018 dhe e dija që, nëse do të mbaja deri në fund atë ritëm, do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja vetën komode.

Nuk doja të vrapoja shpejt pasi po ruhesha për garën e ardhshme, ku synoj që gjithashtu të fitoj. Është gara ime kryesore me 3000 metra me pengesa dhe do të përpiqem të realizoj brenda një kohe të shpejtë. Do të jetë e vështirë, pasi nuk kam kundështare të forta që të më nxisin, por unë do të jap maksimumin për të fituar”, ka theksuar atletja shqiptare.