E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nëse doni të jeni më të lumtur, duhet të konsumoni këto ushqime

Ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të verdhë na lejon të jemi më të lumtur. Ky është përfundimi i arritur nga “The Happy Egg Company”, pas një studimi të gjatë të kryer kohët e fundit.

Sipas këtij studimi rezulton se humori ynë ndryshon sipas asaj që gjejmë në pjatë, në mënyrë kromatike.

Studimi tregoi se bananet, vezët, ananasi, specat, djathrat do t’ju bënin më të lumtur dhe të gjitha këto ushqime janë me ngjyrët të verdhë.

Por pse pikërisht ushqimet e verdha na bëjnë më të lumtur?

Sipas studimit në 1000 pjesëmarrës, pothuajse 70% preferonin ushqimet e verdha në krahasim me ato me ngjyra të tjera. Sipas psikologëve që morën pjesë në studim, kjo varet nga kujtimet e fëmijërisë, në të cilat e verdha përfaqëson lumturinë për shkak të lidhjes mendore me lodrat dhe rrezet e diellit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit