E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Shqipëria magjike në Ishujt Faroe, fiton me rezultatin 3 me 1

Kombëtarja Shqiptare ka fituar me rezultatin 3 me 1 me Ishujt Faroe në një ndeshje shumë të vështirë në tranfertë. Edhe pse në pjesën më të madhe të sfidë kombëtarja kuqezi ishte dominuese, skuadra pritëse rrezikoi në disa raste.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Nedim Bajrami në pjesën e parë, por rezultati u barazua në fundin e pjesës së parë.

Me kthimin në fushën e blerë, të besuarit e Sylvinhos u treguan më agresiv dhe arritën që të shënonin një super gol me Kristjan Asllanit. Kur dukej se gjithçka po përfundonte Ernest Muçi arriti që të shënonte dhe golin e tretë.

Me këtë fitore kombëtarja ngjitet në vendin e dytë, falë dhe humbjes së Polonisë kundër Moldavisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit