Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë qarqet. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 29 °C, në vendet e ulëta: 17 / 30 °C dhe në vendet malore: 11 / 23 °C
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të ketë probleme.
Për sa i përket rrezikut për zjarre, pritet nivel rreziku “I ULËT” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk ka rrezik./btvnews.al