Reshjet e shumta të shirave të rëna deri javën e kaluar kanë lënë pasoja të shumta në bujqësi, thuajse në të gjithë sektorët e saj.
Dëm kanë pësuar edhe fermerët që kishin kultivuar grurë dhe presin që ta korrin këto ditë. Kjo është një parcel me grurë në fshatin Erebarë të Dibrës ku era e fortë e shoqëruar me reshje shiu ka bërë që të bima të rrëzohet.
Fermeri Ylli Dakja thotë se të gjitha parcelat e mbjellura me elb e grurë janë dëmtuar nga stuhitë e javës së kaluar, duke bërë që të ketë shumë vështirësi edhe autokombanja për ta korrur.
Sipas tij është vit shumë i rrallë që kaq shumë probleme në buqësi të jenë në muajt e parë të pranverës dhe verës.
Dëmet më të mëdha në Dibër në këtë sezon kanë qenë në pemët frutore pasi me qindra hektar qershi e mollë sdo të kenë prodhim këtë vit si rezultat i dëmtimit gjatë muajit Prill, periudhë në të cilën pemët kishin nisur lulëzimin./btvnews.al