Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PD.
Sipas informacioneve mësohet se Basha ka dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve.
Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.
Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen me 29 Korrik, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë./btvnews.al