Kjo makinë që shikoni, tashmë është një grumbull hekurash, por mund të kushtojë shumë. Kjo pasi numri i shasisë konfirmon se bëhet fjalë për një Ferrari Mondial 500, i ndërtuar në fillim të viteve ‘50.
Pronari i saj e ka ruajtur atë për 45 vjet. Duke qenë se bën pjesë tek makinat që ka pak të tilla në botë, shasia do të dalë në ankand dhe sipas ekspertëve mund të blihet edhe për një milion Euro.
Makina, ose më saktë mbetjet e Ferrari 500 Mondial, u prodhua vetëm në 13 kopje. Ajo u ndërtua në mars të vitit 1954, në një ngjyrë “Rosso Corsa”, dhe është pilotuar në Coppa della Toscana, nga Franco Cortese, i cili ishte pilot i Ferrarit në atë kohë.
E veçanta e 500 Mondial është se kishte një motor me vetëm katër cilindra, kur është e njohur tradita e markës italiane për motorët V12./btvnews.al