Ka nisur procedimi penal për një 65-vjeçar nga Dibra.
Mësohet se shtetasi S.R, 65 vjeç ka aksidentuar një shtetas të mitur.
Policia bën medije se i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët e Policisë Rrugore, nisi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasin S.R, 65 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al