E diel, 24 Nëntor, 2024

Dibër/ Po trasportonin lëndë drusore, procedohen penalisht dy shtetas

Ditën e sotme janë proceduar penalisht dy shetas.

Shtetasi  R.R., 65 vjeç, dhe I.L., 41 vjeç te dy banues ne Dibër u kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht

Policia ben medije se këta shtetas, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/

U kapën në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen penalisht 2 autorët.

Në vijim të kontrolleve të territorit, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë goditur dy raste në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit :

R.R., 65 vjeç, dhe I.L., 41 vjeç, banues në Dibër.

Këta shtetas, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin.

Lënda drusore, së bashku me automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit