Detaje të reja janë mësuar nga dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetimet ndaj organizatës së muxhahedinëve në kampin Ashraf 3.
Prokuroria thotë se ka dyshime se organizata MEK nga territori i Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore dhe drejt disa institucioneve të shteteve të Iranit.
Sipas akuzës, kjo ka pasuar me kërcënimet e Iranit se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.
“Në rastin konkret nga hetimet e deritanishme dhe të dhënat e referuara nga ana e policisë gjyqësore rezulton se ka dyshime për faktin se pjesëtarë të organizatës MEK me vendqendrim në Manëz, Durrës, janë të përfshirë në aktivitet kriminal të financimit të terrorizmit”, thuhet në dosje./btvnews.al