E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dyshohet se po transportonin 15 emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

“Blutë” po ashtu kanë sekuestruar edhe dy automjetet më të cilat po transportoheshin emigrantët dhe dy celularë.

Shtetasit e arrestuar janë të moshës 39 dhe 49 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 63”.

U kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 63”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve , 49 vjeç dhe , 39 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit