E diel, 24 Nëntor, 2024

Goli i Asllanit merr vlerësime

Futbollisti kuqezi në garë me Saka, Guler, Sallai për rrjetën më të bukur të raundit

Shqipëria fitoi 3-1 kundër Ishujve Faroe dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Grupit E, pas humbjes së Polonisë kundër Moldavisë. Kuqezinjtë, përveçse dominuan, tërhoqën vëmendje me golat e shënuar.

UEFA ka përfshirë rrjetën e dytë të Shqipërisë të realizuar nga Kristjan Asllani në minutën e 51 të lojës në garë për golin më të bukur të raundit.

Për këtë çmim, ku është kërkuar opinioni i tifozëve në rrjete sociale konkurojnë edhe lojtari i Anglisë Bukajo Saka, ai i Turqisë Arda Gyler dhe Roland Sallai i Hungarisë.

Për golin e mefsushorit kuqezi reagoi edhe klubi i tij Interi. Në profilin zyrtar në Facebook, zikaltrit postuan një fotografi të Asllanit dhe belgut, Romelu Lukaku, me të dy lojtarët që shënuan në sfidat kualifikuese të Euro 2024.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit