Në mediat sociale po flitet se drejtimi i emisionit “Përputhen” nga Bora Zemani mund të kalojë tek Efi Dhedhes, ish-banoraja e Big Brother Albania 2.
Rikthimi i Bora Zemanit në “Përputhen” duke zëvendësuar Ori Nebijajt, u duk i përkohshëm, ndaj në mediat sociale qarkullojnë lajme se nga muaji shtator ky program do të drejtohet nga Efi.
Efi gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të moderuar një program televiziv, madje gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” ajo e ka theksuar më tepër këtë qëllim, por ende nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë.
Efi ishte një nga personazhet më të komentuar në BBV, edhe për shkak të miqësisë me çiftin Kiara-Luiz, dhe debateve të shpeshta me Oltën./btvnews.al