E martë, 26 Nëntor, 2024

“Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, dënohet i riu shqiptar që u kap në ‘shtëpi bari’ në Britani

Një 25-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klajdi Kerkapi, është dënuar me 8 muaj burgim nga një gjykatë në Britani të Madhe.

Sipas mediave vendase, Kerkapi është kapur duke punuar në një ‘shtëpi bari’, duke rritur bimët e kanabisit.

Ai është arrestuar më 17 Maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham.

Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer. “Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur ai.

Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit