E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kushtëzimi i diplomave me 3 vite punë pas shkollimit, studentët e Mjekësisë të premten në protestë përpara Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë do të protestojnë sërish të premten kundër vendimit të qeverisë që u kushtëzon diplomat për të punuar në Shqipëri, pasi të kenë mbaruar studimet.

Sipas organizatorëve tubimi do të zhvillohet në orën 10, pasi siç thonë nuk janë dakord me vendimin e autoriteteve dhe kërkojnë që të anulohet.

Protesta do të zhvillohet në formë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku prej andej do të japin dhe mesazhet.

Kujtojmë se studentët e Mjekësisë kanë zhvilluar edhe protesta të tjera lidhur me këtë projekt-vendim të qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit