E diel, 24 Nëntor, 2024

Bulqizë: Godet me thikë 21-vjeçarin, procedohet penalisht i mituri

Ditën e sotme ka nisur procedimi penal për një të mitur.

Policia bën medije se 15-vjeçari ka goditur me një mjet prerës(thikë) 21-vjeçarin për motive të dobëta.

21-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F.E., 15 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K.K., 21 vjeç.

21-vjeçari pas ndihmës mjekësore në spital është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit