Kompania Meta që ka në pronësi dhe Whatsapp, vijon me shtimin e rregullave për të forcuar sigurinë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Whatsapp ka prezantuar dhe dy veçori të reja për ta përmirësuar dhe më shumë sigurinë e përdoruesve të aplikacionit.
E para ka të bëjë me mundësinë për të mos lejuar telefonatat nga numra të panjohur dhe e dyta me kontrollin më të mirë të privatësisë gjatë përdorimit të aplikacionit.
Si të bllokoni thirrjet e panjohura?
Për ta aktivizuar, pasi të keni hyrë në seksionin “privacy”, thjesht zgjidhni artikullin “thirrjet” dhe më pas “heshtja e thirrjeve nga numra të panjohur”. Kështu që telefonatat nuk do t’ju shqetësojnë, por do të jenë ende të dukshme në listën e telefonatave të marra.
Si të aktivizoni kontrollin e privatësisë?
Duke zgjedhur «start control», nga seksioni Privacy, mund të forconi sigurinë e mesazheve, bisedave, telefonatave dhe informacioneve personale./btvnews.al