Seriali i animuar amerikan ‘The Simpsons’ është njohur dhe më parë për disa parashikime ose koincidenca që janë konfirmuar me kalimi e viteve. Në mediat sociale qarkullojnë teori se ky serial ka parashikuar dhe dramën aktuale me nëndetësen e zhdukur që eksploronte rrënojën e Titanikut.
Seriali Simpsons ka shfaqur një episod në vitin 2006 me një subjekt mjaft të ngjashëm me ngjarjen aktuale, ndaj dhe janë hedhur dyshimet se ky është një parashikim i radhës prej tyre.
Në serinë e sezonit të 17th, protagonisti njohur Homer Simpson niset në një aventurë me nëndetëse për të zbuluar një anije thesari, e quajtur Piso Mojado. Ai nis të kërkojë rrënojën në fund të oqeanit e ngjashme me Titanikun, siç është shfaqur dhe babai milioner në nëndetësen e zhdukur OceanGate.
Dy pasagjerët e trilluar të filmit janë mjaft të ngjashëm me ato realë të nëndetëses së Titanikut, babë e bir Shahzada Dawood e Suleman Dawood. Megjithse Homer në film arrin të mbijetojë nga një aksident që e bllokon në fund të detit, dyshja reale e kërkuesve dhe tre burrat e tjerë në bord, vetëm shpresojnë të kenë të njëjtin fat.
Eposodi i vitit 2006 është rishfaqur në rrjetet sociale mes memeve dhe postimeve të skeptikëve teksa episodi është shikuar dhjetra mijëra herë që prej postimeve të mëngjesit të sotëm./btvnews.al
@grandwizardchatnxggaa The Simpsons Predicted It #thesimpsons #thesimpsonspredictions #submarine #fypシ #foryou #viral