Futbollisti brazilian, Dani Alvesh, ka folur për herë të parë nga burgu për të dhënë versionin e tij pas akuzave për përdhunim. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Alvesh ka thënë se akuza kundër tij nuk është e vërtetë.
“Unë nuk e di nëse ajo e ka ndërgjegjen e pastër dhe e bën gjumin e qetë. Por unë e fal. I bëj apel ndërgjegjes së saj. Nuk ka pasur një natë që ta kem bërë gjumin e qetë. Nuk i kam bërë kurrë dëm me qëllim dikujt dhe as nuk e kam lënduar atë natë. Kam vendosur që ta jap këtë intervistë të parë për t’u dhënë njerëzve mundësinë të dinë atë që mendoj”, tha ai.
Më tej ai i ka kërkuar falje gruas së tij, por mohon të ketë përrdhunuar 23-vjeçaren, e cila akuzon.
“Unë dua që ata të dinë historinë bazuar në atë që unë përjetova atë mëngjes në atë tualet. Deri tani është treguar një histori frike dhe terrori, e cila nuk ka të bëjë fare me atë që ka ndodhur apo unë kam bërë. Unë shkova pas saj në banjë dhe nuk e mbylla as derën. Ajo ishte e hapur gjatë gjithë kohës. Ajo mund të ishte larguar, por nuk e bëri. Dikush e ka këshilluar keq pasi bëri atë që bëri. Jam i pafajshëm. I vetmi person që i kërkoj ndjesë është gruaja ime, Joana Sanz”, shtoi futbollisti./btvnews.al