E premte, 29 Nëntor, 2024

Fitoret emocionojnë trajnerin Sylvinho

Fitoret e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe shtuan entuziazmin e ekipit dhe tifozëve që kualifikimi në Euro 2024 është i mundur. Trajneri Sylvinho tregoi në një postim në rrjetet sociale se grumbullimi shumë kohë para sfidave ndihmoi në forcimin e grupit.

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet. Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.”

Sylvinho tha se merita për 6 pikët e marra është e kujtdo që mbështet ekipin, brenda dhe jashtë fushës së lojës.

“Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri.”

Emocionet e takimeve të Kombëtares, tifozët shqiptarë i përcollën në ekranin e TV Klan që transmetoi të dy sfidat kualifikuese të Kampionatit Europian për territorin e Shqipërisë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit