E martë, 26 Nëntor, 2024

Po kthehej në shtëpi, vdes tragjikisht në aksident 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 28-vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë në një aksident rrugor. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si Iralt Merdita, ishte duke udhëtuar me një mjet tip “Honda” kur u përfshi në aksident.

Sapo kishte mbaruar punën, po udhëtonte për të shkuar dhe për të ngrënë darkë me familjen e tij. 28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë nga përplasja e fortë me një makinë tjetër “Volkswagen Passat”.

28-vjeçari pësoi lëndime shumë të rënda dhe nuk arriti dot të mbijetonte edhe pse u dërgua menjëherë në spital. Dinamika e aksidentit dramatik është ende duke u shqyrtuar nga karabinierët pasi nuk ka pasur dëshmitarë dhe karabinierët po shqyrtojnë kamerat në zonë për të sqaruar shkaqet.

Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në Leno./btvnews.al

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit