E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Temperaturat shkojnë deri në 36°C”, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 32°C, në zonat e ulëta 18 deri 36°C dhe në zonat bregdetare 20 deri 33°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit