E martë, 26 Nëntor, 2024

Vendosi rekord në garën e fundit, Luiza Gega rrëfen emocionet: E lumtur që u bëra sportistja me më shumë triumfe

Sportisjta bulqizave Luiza Gega ka treguar emocionet e fitoreve në Poloni, ku arriti që të dilte e para në Kampionatin Evropian Ekipor.

Jam shumë e kënaqur që arrita t’i jap ekipit pikët maksimale edhe në këtë disiplinë të dytë, në 3000 metra me pengesa, jam e lumtur edhe që vendosa rekordin e Kampionatit Evropian, si dhe që u bëra sportistja me më shumë triumfe në këtë lloj aktiviteti”, tha Gega, për A2 CNN.

Sipas Gegës, gara e 5000 metrave ishte më e vështirë, por shtoi se gjithmonë është përpjekur për të vendosur rekorde.

Vajza izraelite që e kisha rivale ka dalë e treta në botë, ka qenë edhe kampione e Evropës, por kisha besim te finishi im dhe në 200 metrat e fundit krijova shkëputjen. Ndërsa, kjo e sotmja ishte më shumë garë ku po përpiqesha të vendosja rekordin”, theksoi Gega.

Atletja shqiptare shtoi më tej se është në pritje se çfarë medalje do të marrë, pasi duhet të përfundojnë garën edhe disa bateri, por theksoi se me siguri do të jetë në treshen kryesuese, me shumë besim për vendin e parë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit