E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Lladomerica, fshati kufitar që u harrua dhe braktis nga të gjithë

Lladomerica është një nga fshatrat fundor të Njësisë Administrative Ostren në Bashkinë Bulqizë. Fshati ndodhet ngjitur me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut dhe përshkohet nga rruga kufitare. Por ashtu si shumë fshatra të tjerë, edhe ky fshat ka njohur braktisje masive.

Binas Halili thotë se dikur në fshat jetonin rreth 120 familje, ndërsa sot janë afërsisht 35. Mungesa e investimeve më herët ka bërë që shumë prej banorëve të largohen nga vendlindja.

Edhe banorët e mbetur kanë humbur shpresat që në fshat do të rikthehet jeta e dikurshme, pasi ende mungojnë shërbime më minimale qoftë nga pushteti vendor e qoftë nga ai qendror.

Astrit Sahitaj, një tjetër banor i Lladomericës shprehet se rrugët e brendshme të fshatit janë bërë me buxhetin e djemve që kanë fshatarët në emigrim. Sipas tij, asnjë pushtet nuk ka menduar si duhet për banorët pasi nuk është bërë asnjë investim i mirëfilltë që të frenonte largimin masiv./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit