Fshati Shkallë në njësinë administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, është një nga fshatrat që preket dirket nëse tjetërsohet rrjedha e burimeve ujore të njohura si gurrat e Gurit të Bardhë.
Nga këto burime ujore vaditen qindra hektarë tokë bujqësore të fshatrave Guri i Bardhë, Patralbë, Xibër Murriz dhe Fshat.
Për ish-këshilltarin bashkia, Kasem Muça, banor i fshatit shkallë, tjetërsimi i burimeve ujore historike për vaditje të fshatit të tij do të ndikojë rëndë në ekonomitë familjare.
Muça shton më tej se verpimet e Bashkisë së Tiranës, deri tani janë marrë në mënyrë të njëanshme dhe banorët që prekn direkt as nuk janë pyetur.
Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 80 milionë Eurosh, në Dhjetor të vitit 2021 për këtë projekt./btvnews.al