Moderatorja Arbana Osmani e ka bërë zemrën “gur” dhe megjithëse kishte vendosur të mos kishte as foto e as video nga ceremonia e martesës, e ka ndarë vetë një kartolinë të bukur.
Pasi kanë marrë veten nga emocionet, moderatorja ka dashur të urojë të gjithë ndjekësit e mbështetësit e saj prej vitesh si dhe miqtë e të afërmit në ceremoni, që e bënë më të bukur kujtimin e tyre.
E veshur me fustanin e nusërisë, pranë partnerit të saj, kjo është fotoja e parë nga dasma që Arbana na serviri të gjithëve.