Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar ashpër kundër Kosovës pas stërvisjes ushtarake të zhvilluar në Mitrovicë.
Në një reagim në mediat sociale, Borrell ankohet edhe për arrestimet e serbëve në veri dhe i quan të paligjshme.
“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, shkruan ai.
Ky reagim pasi paraditen e sotme, 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar në jug të Mitrovicës nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë./btvnews.al
Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.
Despite yesterday's crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023