E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Do të jetë një ditë e nxehtë, mësoni parashikimin e motit për këtë të premte

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri në 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 19 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 36 °C dhe në zonat bregdetare 22 deri 34°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit