E hënë, 21 Prill, 2025

E zuri poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident është shënuar ditën e djeshme në Peqin me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari.

I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit